Historiani Paskal Milo e cilëson debat të nxitur nga njerëz injorantë në fushën e historisë atë të lidhur me Luftën Nacional-Çlirimtare të Shqipërisë.
Në emision Now në Euronews Albania, Milo u shpreh se lufta që kanë bërë shqiptarët ka qenë e qartë në objektivat e veta, të çlirojë vendin nga fashizmi.
Sipas historianit, asnjë vend tjetër në Evropë përveçse në Shqipëri nuk e ka vënë në dyshim thelbin e luftës antifashiste.
“Këto dyshime të pamend do t’i quaja i bëjnë njerëz që janë injorantë në fushën e historisë dhe ata që duan ta përçudnojnë, ta përmbysin historinë por ata me pesë pare mend në kokë nuk mund të shtrojnë pyetje të tilla”, tha Milo.
“Asnjë popull nuk e vë në dyshim thelbin e luftës antifashiste. Vetëm në Shqipëri janë vënë në dyshim vlera të tilla të përbotshme që nderojnë shqiptarët për pozicionin që morën shumica e vendeve evropiane, vetëm një pakicë që kanë perversitetin për të përmbysur historinë e mendojnë këtë. Përmbysja e historisë nuk është vetëm të shash Enver Hoxhën ta quash kriminelë, të heqësh dëshmorët nga institucionet”, tha Milo.
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi