Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë që Ditën e Çlirimit i kanë nderuar dëshmorët e Shqipërisë.
Përmes një statusi në Facebook, ka thënë që nderimi më i madh që mund t’i bëjmë sakrificës së heronjve të atdheut, “është duke mbajtur gjallë kujtimin e tyre”.
“Në Ditën e Çlirimit, nderojmë dëshmorët e Shqipërisë, që dhanë jetën e tyre për të mbrojtur vendin nga pushtuesit nazifashistë. Përulemi me mirënjohjen më të madhe përpara kujtimit të tyre”.
“Nderimi më i madh që mund t’i bëjmë sakrificës së heronjve të atdheut, është duke mbajtur gjallë kujtimin e tyre, duke i shërbyer vendit më përkushtim e përgjegjësi, e duke mos e marrë lirinë kurrë të mirëqenë. Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut”, ka shkruar ai.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...