Portugalia u kualifikua tutje në Botëror, vjen reagimi nga Ronaldo

08:41 | 29 Nëntor 2022
K.B

Portugalia ka shënuar fitoren e dytë në Botëror, duke u kualifikuar në 1/8 e finales.

Portugezët triumfuan ndaj Uruguait me rezultat të pastër 2:0.

Cristiano Ronaldo ka reaguar pas kualifikimit.

“Jemi në 1/8 e Kupës së Botës! Punë e shkëlqyer ekip! Përballë një kundërshtari të madh, ne bëmë që forca dhe cilësia jonë të vlente. Le të shkojmë! Jemi në luftë dhe ëndrra jonë është ende e gjallë! Hajde, Portugali!”, shkroi Ronaldo.

Shpërndaje në rrjete sociale