Anëtarët e bordit drejtues të klubit të Juventusit kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre.
Presidenti Andrea Agnelli, nën-presidenti Pavel Nedved dhe të gjithë anëtarët e tjerë të bordit dhanë dorëheqjen me efekt të menjëhershëm.
Lajmi u bë i ditur këtë të hënë nga klubi italian. Përvç Agnellit dhe Nedvedit, pjesë e bordit drejtues ishin edhe Maurizio Arrivabene, Laurence Debroux, Massimo Della Ragione, Kathryn Fink, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio, Giorgio Tacchia dhe Suzzanne Heywood.
Kjo dorëheqje e tyre vjen pasi klubi italian po hetohet për transfere të dyshimta financiare.
Hetuesit kanë shikuar pasqyrat financiare për vitet 2018, 2019 dhe 2020.
Juventusi njoftoi se Maurizio Scanavino është emëruar si drejtori i ri i tyre ekzekutiv.

Kurti kujton Masakrën e Rakovinës në përvjetorin e 27-të: Dh...
KQZ: Rinumërohen 1,500 vendvotime, procesi përfundon në 22 k...
Aksioni i dytë i policisë brenda ditës: Zbulohet arsenal arm...
Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi nis negociatat për të sigur...
Kontraktorët dëmtojnë gypin, ndërpritet furnizimi me ujë në ...
Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-...