Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut pasi që dyshohet se ditë më parë ka kryer veprën penale vjedhje.
“Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, gjatë ditës së sotme kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për veprën penale vjedhje, rast ky i raportuar një ditë më parë në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.
I dyshuari me inicialet S.Sh., 48 vjec në një qendër tregtare në Mitrovicë ka vjedhur një gjenerator, një radiatorë elektrik dhe gjësende të tjera, njofton Policia e Kosovës.
Sendet e vjedhura janë gjetur te i dyshuari dhe të njëjtat do të procedohen si dëshmi materiale.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit