“Lutu te Zoti që të mos të gjej” – Messi kërcënohet nga boksieri meksikan

09:31 | 28 Nëntor 2022
Emir Abduramani

Pas fitores ndaj Meksikës të shtunën, Lionel Messi, në festën e argjentinasve në dhomat e zhveshjes, u pa duke shkelur mbi fanellën e meksikanëve, të cilën e kishte shkëmbyer pas lojës.

Për këtë veprim, i cili nuk dihet se a ka qenë i qëllimshëm apo jo, Messi mori kërcënime nga boksieri meksikan Saul “Canelo” Alvarez, i cili pretendon se argjentinasi poshtëroi Meksikën.

Canelo u nervozua shumë nga lëvizja e Messit dhe ka vendosur të kërcënojë argjentinasin dhe t’i thotë se nuk do të kalojë mirë nëse takohen ndonjëherë në jetë.

“E pashë Messin duke pastruar dyshemenë me fanellën dhe flamurin tonë. Ai duhet t’i lutet Zotit që të mos e gjej,” shkroi Canelo në Twitter, duke shtuar më pas.

“Ashtu si unë e respektoj Argjentinën, ai duhet të respektojë Meksikën. Nuk po flas për të gjithë argjentinasit në përgjithësi, por vetëm për këtë m*t që bëri Messi në dhomën e zhveshjes dhe atë që pamë të gjithë”, përfundoi ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale