Përfundon pjesa e parë: Australia në avantazh ndaj Tunizisë

11:59 | 26 Nëntor 2022
K.B

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Tunizi – Australi, e vlefshme për fazën e grupeve të Kupës së Botës.

Pas 45 minutave lojë rezultati është 0-1.

Ndeshja u zhbllokua nga Duke i cili realizoi një gol të bukur me kokë në minutën e 23’.

Ndeshja në tërësi ishte e kontrolluar nga australianët që luajtën dukshëm më mirë.

Mbetet të shihet se çka do të sjellë pjesa e dytë.

Shpërndaje në rrjete sociale