Kupa e Botës: Argjentina kërkon këndelljen ndaj Meksikës, Franca sfidohet nga Danimarka

08:12 | 26 Nëntor 2022
K.B

Kampionati Botëror vijon edhe sot me ndeshje interesante, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve.

Gjatë ditës së sotme janë paraparë të zhvillohen katër ndeshje.

Më fillim nga ora 11:00 Tunizia do të përballet me Australinë, në një ndeshje ku është shumë e vështirë të përcaktohet favoriti, transmeton lajmi.net.

Pak orë më vonë, në 14:00, Polonia do të luajë ndaj Arabisë Saudite, e cila do ta kërkojë befasinë e dytë, pas triumfit ndaj Argjentinës.

Sfidë interesante pritet të jetë ajo në mes të Francës dhe Danimarkës, që fillon në orën 17:00. “Gjelat” konsiderohen favoritë për ta fituar takimin, por as befasitë nuk mund të përjashtohen.

Për fund, në orën 20:00, Argjentina do ta kërkojë këndelljen ndaj Meksikës, në mënyrë që të shpresojë për një kalim tutje nga faza e grupeve

Shpërndaje në rrjete sociale