Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët, deklaroi se “dhunimi i vlerave evropiane” nga qeveria është “absolutisht faktori më themelor i shndërrimit të shqiptarëve për herë të dytë në 30 vite në njerëzit e gomoneve”.
“Ju besoj se i patë statistikat e djeshme të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Shqiptarët tejkalonin me distancë sirianët dhe afganët. Është një rast për të shprehur me dinjitet, me civilitet, zërin tuaj, para lidershipit të BE-së. Është e martë, është ditë pune, ora 12:00, por sakrifica ia vlen. Unë kam besim se do jenë të pranishëm”, tha Berisha.
Gjithashtu, kreu demokrat ftoi edhe nxënësit e shkollave dhe studentët që të shkojnë në protestë.
“Ftoj nxënësit e shkollave që atë ditë t’ia kushtojnë të ardhmes së tyre evropiane, ftoj studentët e tyre nga mbarë vendi, të mblidhen në Tiranë. Është një rast unik, i papërsëritshëm, që ne të shprehim mbështetjen tonë të fuqishme për vlerat evropiane. Janë kaq në rrezik në Shqipëri”, tha ai, shkruan A2.
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...