Lagja Tophane në Prishtinë sot është goditur nga një ngjarje e rëndë.
Burri 70 vjeçar I.G dyshohet se e ka vrarë gruan e tij 63-vjeçare me sëpatë mëngjesin e së premtes, raporton arbresh.info.
Arbresh.info ka dalur në vendin e ngjarjes, mirëpo organet kompetente kanë kryer punën e tyre dhe asnjë shenjë nuk kanë lënë. Dera e oborrit të çiftit ku ndodhi tragjedia ishte e mbyllur nga policia, pas largimit të trupit të viktimës dhe arrestimit të të dyshuarit.
Fqinjët e çiftit të tronditur nga kjo ngjarjes në konfidencialitet për arbresh.info, kanë bërë të ditur se gruaja ka qenë mësuese.

Shtëpia e çiftit
Ata thonë se çifti kurrë nuk kishin pasur ndonjë mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.
Vrasjen makabre të fqinjës së tyre nga bashkëshorti 70 vjeçar, ata thonë se e kuptuan rreth orës 7:00 të mëngjesit, kur para derës së shtëpisë panë njesitet e Policisië së Kosovës.
Në anën tjetër edhe policia edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë dalur me detaje rreth arrestimit të të dyshuarit.
Sipas policisë, trupi i pajetë i gruas është dërguar në IML për obduksion.
Ndërsa, Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar personi me inicialet I.G. (1952) për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, sipas KPRK-së./Emir Abduramani/arbresh.info/
LEXO EDHE
Rast i rëndë në Prishtinë| Vritet një 63-vjeçare, dorasi dyshohet të jetë burri i saj – Arbresh.info
Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Valverde: Shpresojmë të bëjmë një hap përpara dhe që tifozët...
Pacolli ndan momente familjare në Ramazan: Lutemi që Zoti t’...
Nafta arrin 198 lekë në Shqipëri, ngrihet Task-Forca kundër ...
Hazard: Guardiola është ndoshta trajneri më i mirë në histor...
Edhe në rivendosje, Themelorja refuzon kërkesën e Prokuroris...