Trajneri i Brazilit: Mos u shqetësoni! Neymari do të luajë në ndeshjet e ardhshme

08:40 | 25 Nëntor 2022
K.B

Trajneri i Brazili, Tite, ka folur në lidhje lëndimin që pësoi mbrëmë Neymar.

Lojtari pati një përplasje aspak të përshtatshme me njërin nga lojtarët serbë dhe për rrjedhojë u mendua se dëmtimi do të jetë serioz.

Gjithsesi, për t’i qetësuar tifozët brazilianë u përkujdes vetë trajneri, duke thënë se nuk ka ndonjë gjë serioze.

“Mos u shqetësoni! Neymar do të jetë pjesë e Kupës së Botës, ai do të luajë. Ju mund të jeni të sigurt për këtë”, përfundoi Tite.

Shpërndaje në rrjete sociale