Kampionati Botëror vijon edhe sot me ndeshje interesante, në kuadër të fazës së grupeve.
Katër ndeshje janë të parapara gjatë ditës së sotme dhe spektakli fillon që prej orës 11:00.
Në këtë kohë Uellsi do ta presë Iranin, me vendasit që në letër janë më favoritë.
Uellsianët u ndalën në barazim nga ShBA në ndeshjen e parë, kurse Irani humbi me rezultat të thellë, 6-2, ndaj Anglisë.
Ndeshja tjetër është ajo në mes të mikpritësit të Botërorit, Katarit, që luan ndaj Senegalit. Kjo përballje do të fillojë në orën 14:00.
Tri orë më pas do të luajë Holanda e cila ka punë me Ekuadorin në orën 17:00, kurse ndeshja e mbrëmjes do të jetë ajo në mes të Anglisë dhe ShBA në orën 20:00.
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...
“Ma nxori zemrën nga vendi“, fëmijë 9–10 vjeç në Kosovë përd...
Kosova po e “mban” turizmin në Shqipëri
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...