Kryeministri hungarez, Viktor Orban tha të enjten se Parlamenti i Hungarisë do të ratifikojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, në fillim të vitit të ardhshëm.
Në një konferencë për media, pas një takimi të Grupit të Vishegradit në Sllovaki, Orban tha se qeveria e tij tashmë kishte vendosur që Hungaria do të mbështeste pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO dhe se Parlamenti hungarez do ta vendosë këtë pikë në agjendën e sesionit të parë, në vitin e ardhshëm.
“Hungaria me siguri do t’i japë mbështetjen e saj pranimit të tyre. Pasi Qeveria e ka bërë edhe parlamenti do ta bëjë këtë”, tha Orban.
Parlamenti i Hungarisë, në kushte normale, mblidhet rreth mesit të shkurtit të vitit të ardhshëm.
Hungaria dhe Turqia janë të vetmet anëtare të aleancës që nuk e kanë miratuar ende pranimin.
Qeveria hungareze paraqiti legjislacionin përkatës në korrikun e sivjetmë, por Parlamenti, në të cilin partia në pushtet, Fidesz e Orbanit, ka dy të tretat e shumicës, nuk i ka paraqitur ende dy projektligjet për debat dhe miratim.
Finlanda dhe Suedia kanë kërkuar që t’i bashkohen aleancës ushtarake të NATO-s në maj, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës./rel/
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...
Fillon seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi “Gje...
Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal...
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...