Kurti: S’fola me Borrellin nga dje, SHBA-ja është në kontakt me Brukselin

14:15 | 22 Nëntor 2022
A Z

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot para mediave se e nuk ka komunikuar me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell pas shtyrjes së vendimit për gjobat rreth targave për 48 orë.

Kurti tha se SHBA-të janë në kontakt me Brukselin, dhe falënderoi ambasadorin amerikan Jeff Hovenier, për përkushtimin në këtë çështje.

“SHBA-së sidomos ambasadori Jeff Hovenier është i angazhuar dhe e falënderoj. Roli i tij është gjithmonë konstruktiv, pozitiv e kreativ. SHBA sidomos Hovenier, janë në kontakt me Brukselin. Që prejse ka përfunduar takimi i fundit në kuadër të bisedimeve tetëorëshe, nuk kam komunikuar me Josep Borrell, i cili me keqardhje ritheksoi e braktisi propozimin franko-gjerman, propozimin e Bashkimit Evropian duke thënë le ta kemi një dakordim për targat. Nuk mjafton dakordimi për targat”, tha Kurti./arbesh.info/