“SHBA kundërshton veprimet që destabilizojnë Sirinë dhe cenojnë sovranitetin e Irakut”, u shpreh Departamenti i Shtetit, një ditë pas fillimit të bombardimeve të nisura nga ushtria turke në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Një njoftim për shtyp i Departamentit të Shtetit të SHBA tha se Uashingtoni “shpreh ngushëllimet e tij të sinqerta për humbjen e jetëve civile në Siri dhe Turqi ndërsa kërkon një “de-përshkallëzimin në Siri për të mbrojtur jetën e civilëve.
“Ne vazhdojmë të kundërshtojmë çdo veprim ushtarak të pakoordinuar në Irak që cenon sovranitetin kombëtar irakian”, thuhet më tej në deklaratë, shkruajnë mediat e huaja.
Një fëmijë dhe një mësues u vranë dhe gjashtë persona u plagosën kur bomba goditi një zonë kufitare në provincën Gaziantep të Turqisë.
Forcat e armatosura të Turqisë u përgjigjën me avionë duke goditur sërish objektiva në Siri, tha një zyrtar i lartë i sigurisë, raporton Reuters.
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...