Rohde: Absurde të përshkallëzohet situata për targat, na duhen më shumë burrështetas

09:40 | 22 Nëntor 2022
A Z

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas vendimit për shtyrje të afatit për gjobitjen e qytetarëve që mbajnë targa ilegale.

Ai ka thënë se ky është një vendim i mirë që i lejon emisarit special të Bashkimit Europian që të gjejë një zgjidhje për këtë çështje me palët në Bruksel.

“Mirë që kemi më shumë kohë për Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, me palët e interesuara për një zgjidhje. E përsëris: Është absurde të rrezikohet përshkallëzimi për targat. Ne kemi nevojë për më shumë burrështetas e më pak rrezikues*”, ka shkruar ai, duke shpërndarë edhe kërkesën e mbrëmshme të ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier./arbresh.info/