Në Maqedoni sot pritet që të ketë reshje lokale shiu, veçanërisht në mëngjes. Do të jetë pjesërisht i vranët me reshje lokale shiu. Në orët e paradites në pjesët lindore do të jetë lokale e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Pasdite në disa vende me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, mjaft e fortë nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.
Në majat më të larta në veriperëndim do të bjerë borë.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 3 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 9 deri në 14 gradë.
Në Shkup pritet mot i paqëndrueshëm me vranësira të pjesshme, paradite me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa pasdite me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore.
Temperatura minimale do të zbresë deri në 2 gradë celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 10 gradë.
Muriqi thirrje tifozëve: Tash është koha për t’u bashkuar, j...
Zjarri në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80 vje...
Trump kërcënon të aktivizojë “Aktin e Kryengritjes”
Arrestohet brenda pak orësh i dyshuari për vjedhjen e një ve...
Po e pyet ChatGPT-në për shëndetin? Ja kur është ide e mirë ...
Zjarr në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, dyshohet për një...