Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është ftuar në ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror “Qatar 2022”.
Jahjaga ka publikuar fotografi nga ceremonia hapëse e Kampionatit në rrjetin social Facebook.
“Me ftesë të autoriteteve të Shtetit të Katarit, sot isha e pranishme në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror të Futbollit në Doha. Katari kësaj radhe po shënon historinë, duke u bërë shteti i parë nikoqir i Botërorit në Lindjen e Mesme”.
“Ky event ka mbledhur në Katar elitën e futbollit botëror, mirëpo për fat të keq Ekipi i Kosovës nuk do jetë në garë. Pavarësisht kësaj, djemtë tanë na kanë bërë krenarë me punën e tyre të palodhshme që vitin tjetër e dërgojnë Kosovën në kampionat evropian. Kombëtarja jonë, krenaria jonë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Në këtë ceremoni ka marrë pjesë gjithashtu edhe kreu u Aleancës Kosova e Re (AKR) Behgjet Pacolli./arbresh.info/
Lexo edhe:
Pacolli për Kampionatin Botëror: Unë bëj tifo për Zvicrën me kapitenin e ekipit Granit Xhaka
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...