Mikpritësi i Botërorit, Katari do të hapë Botërorin 2022 me ndeshjen e parë të Grupit A
Botërori i FIFA me në fund ka arritur! Katari, të cilët do ta organizojnë edicionin e Botërorit 2022, do të fillojnë turneun ku ata do të luajnë kundër Ekuadorit në stadiumin Al Bayt në Al Khor, ndeshje kjo në kuadër të Grupit A.
Derisa dy Kombëtaret nuk janë në mesin e dy Kombëtareve të forta në botën e futbollit, ato janë shumë afër në rangimin e FIFA-së. Katari rangohet në pozitën e 50, kurse Ekuadori në pozitën e 44-të. Prandaj një ndeshje e barabartë pritet të ndodh.
Njëkohësisht ky është një moment historik për Katarin pasi që ata bëjnë debutimin e tyre në Botëror, derisa skuadra amerikano-jugore kthehet në këtë event pasi kishte munguar në Botërorin e 2018-ës. Katari do të bënte edhe më shumë histori nëse fiton kundër Ekuadorit, pasi që do të bëhej Kombëtarja e parë nga konferederata e Azisë që e fiton ndeshjen e parë të Botërorit.

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shku...
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...