Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se ka mbajtur një takim me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Kirsten Gillibrand dhe Mike Rounds, të cilëve ua shprehu gatishmërinë e FSK-së për pjesëmarrje nëpër misionet e NATO-s.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook duke shtuar se ka njoftuar senatorët amerikanë edhe për implementimin e Planit të Tranzicionit të FSK-së.
“Jemi të angazhuar maksimalisht që si shtet të të ruajmë paqen dhe stabilitetin, të ofrojmë mbrojtje dhe siguri, andaj i njoftova dhe për buxhetin që është ndarë në këtë drejtim, për avancimet e Ushtrisë së Republikës së Kosovës sa i përket implementimit të Planit të Tranzicionit, ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe operacionale përmes bashkëpunimit të pandërprerë me shtetet aleate në trajnime e misione të përbashkëta”, ka deklaruar ai.
Gjithashtu, Mehaj ka bërë të ditur se Kosova shpreh gatishmëri për strehimin e ukrainasve, si dhe trajnimin e ushtarakëve ukrainas nga ana e FSK-së.
“Strehimi, sigurimi i transportit për refugjatët afganë, gatishmëria jonë për të strehuar refugjatë ukrainas, dhe për të trajnuar ushtarakët ukrainas në fushën e deminimit dhe kërkim-shpëtimit si dhe gatishmëria e FSK-së për të marrë pjesë në çdo mision tjetër të NATO-s, ishin disa nga çështjet të cilat u vlerësuan nga ana e senatorëve si hapa të rëndësishëm të një shteti që përqafon vlerat evropiane dhe aspiron anëtarësimin në NATO dhe BE”, u shpreh Mehaj.
“Ashtu si çdoherë dhe gjithmonë, rikonfirmuan përkrahjen e pakursyer për Republikën e Kosovës, si shtete mike që na bashkon historia dhe na shoqëron bindja e thellë e sundimit të vlerave demokratike dhe lirisë së popujve”, përfundon postimi i tij./arbresh.info/
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...