Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, njoftoi të shtunën se i është drejtuar sërish Komisionit të Venecias, me kërkesën për verifikimin e amendamenteve, nëse janë adresuar të gjitha rekomandimet e tyre lidhur me Projektligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Në llogarinë e tij në Facebook, Konjufca shkroi se këtë adresim ndaj Komisionit e ka bërë pas përfundimit të punës së Grupit Punues në Projektligjin për Byronë.
“Pas përfundimit të punës së Grupit Punues në Projektligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në koordinim me Ministren e Drejtësisë, dje i jam drejtuar sërish Komisionit të Venecias, me kërkesën për verifikimin e amendamenteve, nëse janë adresuar të gjitha rekomandimet e tyre lidhur me këtë Projektligj”.
“Falënderoj secilin anëtar të Grupit Punues për përkushtimin dhe punën në këtë nismë të rëndësishme, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka shkruar kryeparlamentari. /arbresh.info/
Alkmaar në epërsi ndaj Dritës pas pjesës së parë
Kurti: Qendra Multifunksionale në Podujevë ka vlerën prej af...
Kosovës iu referua si “Metohia”, VLEN: Korrigjohen gabimet n...
Begaj uron kreun e ri të SPAK-ut: Përgjegjësi e lartë dhe mi...
Rama përgëzon Brahon pas zgjedhjes së tij si drejtues i SPAK...
Faton Peci lë postin e ministrit, falënderon Kurtin dhe ferm...