Këngëtarja Xhesika Polo ka qenë e ftuar së fundmi te “Natën me Aulonën”, ku edhe ka zbuluar hatërmbetjen me Vera Grabockën dhe Alketa Vejsiun duke e pasuar edhe me një deklaratë të fortë.
“E kam prekur këtë pjesë edhe në momentin që u bë festivali, nuk mendoj që kam marrë trajtimin që mendoj se meritoja nga produksioni i “X Factor”. Kam shumë pak njërëz për të falenderuar për çdo gjë që kam arritur në jetë. Ai vit ka qenë viti që e mori Vera produksionin e “Festvalit të Këngës” e meqë më ftoi Alketa për një takim, më pas u hap edhe tema e festivalit. Dhe ajo më tha bëj një këngë. Un e bëra këngën dhe mori çmim të parë në një festival në Maqedoni. Dhe nuk u futa… Pashë listën dhe pashë që nuk ishte emri im. Unë e mora Alketën në telefon me të gjithë të drejtën e kësaj dhe ata ma hodhën në kosh këtë investim që unë bëra me gjak e me mund”, theksoi ajo.
Këngëtarja pretendon se Alketa e ka gënyer duke i thënë se kënga e saj doli tepër pasi kishte shumë këngë të bukura konkurrente.
“Alketa më tha ksihte shumë këngë të bukura dhe kënga jotë doli tepër. Unë i besova, ndonjëherë është më mirë të besosh një gënjeshtër se të gërmosh kot”, shprehet xhesika.
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...
Sorensen takim me Hanrahan në ShBA, pas dakordimit me Kurtin...