Një qytetare nga Gjilani ka dërguar video nga Qendra e Mjekësisë Familjare QKMF, reparti i Stomatologjisë, ku shihet se si ajo është detyruar të presë afro dy orë në mungesë të mjekut, ani pse të pranishme ishin infermierët.
Me të pranuar videon, arbresh.info ka kontaktuar me Drejtoreshën e Mjekësisë Familjare në Gjilan, Arbenita Hajdari, e cila deklaroi se nuk ka ndodhur ndonjëherë që shërbimet të mos kryhen në kohë.
“Dy orë nuk ka ndodh kurrë me prit, pasi që shërbimet kryhen me rregull, edhe nëse mjeku nuk është aty janë infermierët ato që e drejtojnë pacientin atje ku ka për t’i kryer shërbimet”, tha ajo.
Drejtoresha tutje shtoi se nëse ka ankesa, ato shqyrtohen dhe vërejtjen e merr kushdo qoftë që nuk e ka kryer detyrën siç duhet.
“Mundeni të vini të shihni që shërbimet kryhen mjaftë mirë dhe më kohë, nëse ka ankesa duhet të bëhet me shkrim, punën e ankesave e kam rreptësishtë të rregulluar e nëse ajo ankesë është e vërtetë atëherë merret ne vërejtje drejtori apo kushdo që nuk e ka kryer’, përfundoi ajo.
Më poshtë mund ta shihni videon e plotë. /arbresh.info/
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...
Gjendet i vdekur një person në Llapqevë të Malishevës
“Fillova si portier”, Sesko zbulon rrugëtimin e tij qesharak...