Shefi Misionit i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, Lars Gunnar Wigemark, ka vizituar Mitrovicën e Veriut, ku ka takuar përfaqësuesit politikë, shoqërinë civile dhe njësinë policore të EULEX-it.
Wigemark shkruan se situata e sigurisë në Veri është shumë e brishtë dhe banorët serb në këtë pjesë të Kosovës janë të frikësuar.
“Pas takimeve që kam pasur sot në Mitrovicën e Veriut me liderët politikë, shoqërinë civile dhe njësinë e formuar policore të EULEX-it, është e qartë se gjendja e sigurisë është shumë e brishtë dhe se njerëzit vendas janë të frikësuar. EULEX-i do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të gjithë duhet të tregojnë përmbajtje maksimale”, ka thënë kreu i EULEX-it në një postim në Twitter./arbresh.info/
Lista Serbe inkurajon serbët ta respektojnë Ligjin për të hu...
Konjufca telefonon ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashk...
Kosova dhe Hungaria diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit...
Marseille nuk heq dorë nga Edon Zhegrova, futbollisti dardan...
Vazhdon shkëlqimi i “Makazzes”, Na’Vi e nis me fitore Blasti...
Zbatimi i Ligjit për Automjete dhe të Huaj, Sveçla mbledh zy...