Bashkëpunimi i ngushtë midis Francës dhe Kinës është çelësi për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha presidenti francez Emmanuel Macron, shkruan skynews.
Lideri francez dhe presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilluan një takim në margjinat e samitit të liderëve të G20 në Bali.
Gjatë bisedimeve, të dy udhëheqësit riafirmuan qëndrimin e tyre të vendosur për parandalimin e përdorimit të armëve bërthamore në luftë dhe diskutuan financimin e shteteve më të cenueshme.
“Përfundimi i përshkallëzimit dhe përballja me pasojat e luftës në Ukrainë, duke mbështetur ekonomitë më të cenueshme dhe duke vepruar për të mbrojtur biodiversitetin: Franca dhe Kina janë të vendosura”, tha udhëheqësi francez.
Samiti vjetor vjen pasi vendet e G20 janë thellësisht të ndara për veprimet e Rusisë në Ukrainë, të cilat kanë çuar në rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë në mbarë botën.
Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në samit në një fjalim virtual se tani ishte koha për të ndaluar luftën e Rusisë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...