Dje ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë vjedhur medikamente, karrige e gjësende tjera në depon qendrore.
Në njoftim u tha se me datën 07.11.2022, në Depon Qendrore të Barnave është vërejtur mungesa e disa karrigeve dhe menjëherë kishte filluar verifikimi i produkteve të barnave, ku është vërejtur mungesë disa llojeve të tyre, shkruan arbresh.info
Menjëherë pas njoftimit, Policia ka arrestuar një të dyshuar për këtë rast.
Ndërsa zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj për arbresh.info ka thënë se për të dyshuarin është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
“Iu njoftojmë se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore nga ana e Prokurorit të Shtetit në koordinim me institucionet relevante, është identifikuar personi i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin e vjedhjes së rëndë në një depo në rrugën “Dritan Hoxha”, në Prishtinë. I dyshuari me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”, sipas KPRK-së, si dhe për të njëjtin është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, deklaroi Ulaj.
Kujtojmë se, në njoftimin e MSH-së të ditës së djeshme, u tha se gjatë verifikimit në depo, ku është vërejtur mungesë e një sasie të Methadonit sirup, sasi prej 90 copë, ndërsa pas njoftimit të Policisë, dhe në prezencë të tyre, është vërejtur mungesë e sasisë edhe nga produkti Tramadol ampula dhe Morfin ampula. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...