Dua Lipa është pothuajse në fund të turneut të saj pas pothuajse 10 muaj udhëtim rreth botës.
Këngëtarja u duk mahnitëse në kostumin, gjersa pozoi për 87.4 milionë ndjekësit e saj e në ‘Instagram’.
Artistja e lindur në Londër tregoi figurën e saj magjepsëse të trupit në pjesën e sipërme, shkruan DailyMail.
“Melbssss”, shkroi ylli në mbishkrimin e fotografive të saj teksa po përgatitej të shkonte në skenë, në arenën “Rod Laver” të Melburnit për dy koncerte.
Dua tashmë ka performuar në Sydney dhe Brisbane, dhe pas koncerte të saj në Melburn, ajo do të shkojë në Adelaide dhe Perth për paraqitjet e saj të fundit.
Përfundimi i turneut të saj masiv vjen pak kohë pasi Dua konfirmoi se është beqare pas një mori thashethemesh se ishte në lidhje me shokun e saj Trevor Noah.
Dyshja u fotografuan së bashku teksa po shijonin një darkë në fillim të këtij muaji, me çka nxiti spekulimet për lidhje.
E pyetur në lidhje me këtë ajo shpjegoi se është “vërtetë e mrekullueshme të jesh vetëm” në një podkast me artisten Charli XCX.
“Për mua, ky është viti i parë që nuk jam në një lidhje për një kohë shumë të gjatë”, tha Lipa.
Ajo i dha fund lidhjes së saj dyvjeçare me Anwar Hadid në dhjetor të vitit 2021, e cila erdhi pas një romance pesë vjeçare me kuzhinierin Isaac Carew. /arbresh.info/




View this post on Instagram
“S’dua ta lëshoj bombën” – Çfarë po paralajmëron Ludo për Lo...
Carragher i ashpër me Slot: Nuk ka justifikim nëse Liverpool...
Rama: Shqipëria, nga të parat në Evropë me ligj kundër antis...
OKB ngre alarmin: Autoritetet iraniane po arrestojnë protest...
Hoti: Fajtor për rezultatin e LDK’së në zgjedhje, Kryesia dh...
Kurti diskutojnë ambasadorin britanik, flasin për procesin z...