Adnan Januzaj nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme eksperiencën në Sevilla.
Futbollisti kosovar nuk po ka hapësira të mjaftueshme në ekipin e drejtuar nga trajneri Jorge Sampaoli dhe tashmë kanë nisur të qarkullojnë zëra për një largim të tij të mundshëm nga ekipi andaluzian.
Ndërkohë, gjithnjë e më shumë po shtohen spekulimet për një interesim të mundshëm të ish-kampionit spanjoll, Valencia për futbollistin nga Istogu, shkruan “Gazeta Expres”.
Më saktësisht, është trajneri Gennaro Gatusso ai që ua ka kërkuar drejtuesve të klubit përfaqësuesin belg.
Në stadiumin “Mestalla”, futbollisti ofanziv do të mundtë të kishte më shumë hapësira për të luajtur.
27 vjeçari e mbylli eksperiencën në Real Sociedad në verën që shkoi pasi i përfundoi kontrata me këtë klub, për t’iu bashkuar më pas Sevillës si lojtar i lirë.
Përfaqësuesi belg mund t’i bashkohet Valencias verën e ardhshme, nëse jo në janar, shkruan “Gazeta Express”.
Ai e mori sot një lajm të keq pasi mbeti jashtë listës së Belgjikës për Kupën e Botës, e cila do të fillojë më 20 nëntor në Katar.
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League
Përmbyllet rinumërimi i votave për kandidatë në 11 komuna
OBSH: Proshutat e përpunuara klasifikohen në grupin e parë s...
Edin Džeko rikthehet pas shumë vitesh në Gjermani, kësaj her...
Rinumërimi i votave vazhdon, rreth 45% e tyre janë përfundua...
Real Madrid monitoron Vitinha dhe Rodrin për përforcimin e m...