Ministrja e Mbrojtjes, ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së.
Kështu është njoftuar përmes një komunikate për media ku është shtuar se, ceremonia do të mbahet duke filluar nga ora 10:00, në kazermën e FSK-së “Adem Jashari”, në Prishtinës.
Komunikata e plotë:
Republika e Kosovës – Republika Kosova – Republic of Kosovo
Ministria e Mbrojtjes – Ministarstvo Odbrane – Ministry of Defence
Ftesë për media
Nesër mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së
Ftohen përfaqësuesit e mediave të përcjellin aktivitetin e ceremonisë së betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së. Ceremonia mbahet nesër, më 11.11.2022 (e premte), duke filluar nga ora 10:00, në kazermën e FSK-së, “Adem Jashari” në Prishtinë.
Të pranishëm do të jenë: Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zyrtarë të lartë të qeverisë së Republikës së Kosovës, gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së, familjarë dhe të ftuar të tjerë. /arbresh.info/
Hetim për zhdukjen e një personi, arrestohet shefi i policis...
Neuer e vazhdon kontratën me Bayern Munich deri në vitin 202...
Lirohen Amir Lushtaku dhe Bekim Nura, të arrestuar për sulmi...
Raporti i BE-së paralajmëron për rritje të rrezikut terroris...
Sami Lushtaku : I përgjigjem institucioneve për dallim prej ...
Sami Lushtaku arrin në stacionin policor në Skenderaj