Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit ka propozuar disa hapa për të dalë nga situata e krijuar me dorëheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës.
Haradinaj ka thënë se veprimi i parë që duhet ta bëjë Qeveria e Kosovës është pranimi i kërkesës për shtyerje të vendimit për targa deri në një marrëveshje.
Së dyti Haradinaj ka kërkuar dialog intensiv me serbët lokalë për ti kthyer ata në institucione, dialog intensiv të Qeverisë me opozitën dhe së katërti Haradinaj tha se do të kërkojnë samit disaditor në Amerikë deri në përmbylljen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.
“Veprimi i parë është pranimi i kërkesës për shtyerje të afatit për targa deri në marrëveshje. Të bashkohemi në veprimin e parë. Veprimi i dytë që duhet ta marrim të gjithë ne është dialogu me serbët lokal, me dialog intensiv për ti kthyer ata në institucione. Veprimi i tretë është një dialog intensiv i Qeverisë me opozitën për shkak të gjendjes. Veprimi i katërt që do ta kërkojmë ne në Amerikë është një samit disa ditor deri në përmbylljen e marrëveshjes Kosovës-Serbi, që do ta kërkojmë në mes kryeministrit të Kosovës dhe përfaqësuesit të Serbisë”, tha Haradinaj.
Ai u shpreh se çdo minut që kalon dhe nuk shfrytëzohet momentumi aktual na kushton të gjithëve si shtet.
“Shëtitja nëpër kryeqytetet e Evropës nuk e ndihmojnë gjendjen. Çdo sekond, minut e ditë po na kushton. Askush nuk do të jetë më pak fajtor. Të gjithë do të bartim peshën e pasojave që na takojnë si vend”, u shpreh Haradinaj. /arbresh.info/
Vjedhja e argjendarit në Kaçanik, pesë të dyshuarit në parab...
Bombë në Superligën Saudite – Karim Benzema lë Al Ittihad pë...
Kryeministri i Grenlandës paralajmëron: Trump ende synon kon...
Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kufitare ...
Nga sot turistët në Romë do të paguajnë 2 euro për të parë n...
Rikonfirmimi i Abdixhikut si Kryetar, Agim Veliu: Nuk shpëto...