Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se të gjitha reagimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për situatën e fundit në veri të vendit, janë si pasojë e kundërshtimit të draft-dokumentit franko-gjerman për dialogun.
“Bëhet fjalë vetëm për refuzimin që ata ia kanë bërë propozimit të Parisit dhe të Berlinit”, tha Kurti në një konferencë për media.
“Janë intensifikuar kërcënimet dhe përpjekjet e Vuçiqit për destabilizimin e situatës në vendin tonë dhe këto kërcënime janë praktikisht të orientuara në drejtim të qytetarëve të vendit tonë nëpërmjet ngjalljes së frikës dhe panikut”, ka theksuar Kurti.
Për situatën në Veri, Kurti tha se institucionet po vazhdojnë me zbatimin e vendimit për targat.
“Institucionet po vazhdojnë me realizimin e lehtësuar të procesit të regjistrimit të targave ilagele në ato RKS – të shtetit tonë të pavarur, përfshirë edhe zbatimin e sekuencuar të vendimit të fundit të Qeverisë të datës 28 tetor 2022”, tha Kurti.
Ai theksoi se nga 1 nëntori janë shqiptuar 856 qortime apo vërejtje.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...