Rakiq në tubimin e serbëve në veri: Kërkon formimin e Asociacionit dhe tërheqjen e vendimit për targat

13:45 | 6 Nëntor 2022
A Z

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka kërkuar në protestë që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Ai po ashtu ka thënë se po kërkojnë tërheqjen e vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.

Rakiq u bëri thirrje të mbledhurve që të “mos bien në provokime, të vazhdojnë luftën me mjete paqësore dhe demokratike”.

Ai përsëriti se ata “mbronin Marrëveshjen e Brukselit dhe të drejtën ndërkombëtare publike”.

Një ditë më parë Rakiq dha dorëheqje nga posti i ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kurtit, raporton REL.

Rakiq tha se vendimi për largim nga institucionet do të jetë në fuqi derisa “Prishtina të fillojë të respektojë të drejtën publike ndërkombëtare dhe marrëveshjet e dakorduara në Bruksel”.