Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë “të gjatë” me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill, kjo pak pas vendimit të serbëve të Kosovës për t’u larguar nga të gjitha institucionet e vendit.
Vuçiq është ankuar te Hill për siç ka thënë “tmerrin që po e përjetojnë serbët në Kosovë dhe lëvizjet e njëanshme të Prishtinës” të cilat Vuçiq thotë se vënë në “pikëpyetje sigurinë e tyre dhe stabilitetin e gjithë rajonit”.
“Në një bisedë të gjatë dhe kuptimplotë telefonike me ambasadorin Hill, ritheksova se Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes, respektimin e së drejtës publike ndërkombëtare dhe zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara, por theksova edhe tmerrin e serbëve me sjelljen e Kosovës, dhe lëvizjet e njëanshme të Prishtinës, të cilat vënë në pikëpyetje sigurinë e tyre dhe stabilitetin e gjithë rajonit”, ka shkruar Vuçiq. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...