I pari i qeverisë së vendit, Albin Kurti, ka folur për çështjen e konvertimit të targave nga ana e serbëve të Kosovës.
Ai tha se pengesa nuk është mosinformimi por është terrori nga ana e Beogradit që u bëhet serbëve të Kosovës të cilët sipas tij, kërcënohen dhe sulmohen edhe me djegie të veturave të tyre kur ata tregojnë gatishmëri për tu integruar në sistemin e Kosovës.
Për këtë gjë, Kurti tha se njoftoi përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
“Me këtë rast, unë pata takim edhe me Josep Borrell, të cilin e infromova për këto djegie dhe siç e keni parë, pas takimit ai e dënoi aktin kriminal të djegies së këtyre veturave nga njerëz të orkestruar nga struktura që janë kriminale në veri e natyrisht që nuk mund të mbijetonin e lërë më të vepronin pa ndihmën dhe mbështetjen e Beogradit”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ai foli edhe për mos-zbatimin e vendimit të qeverisë nga ana e Policisë së Kosovës të komunitetit serb në veri të vendit, ku tha se i përket organeve të sigurisë të merren më këtë çështje.
“Është një gjë kur dështon zbatimi i vendimit dhe është një gjë tjetër kur dikush bën thirrje të mos zbatohet vendimi, përveç që tregon se nuk do ta zbatojë ai ose ajo vet.
I përket organeve të sigurisë që të merren me këtë thirrje e cila qartazi është në shpërputhje me rendin dhe ligjin në Kosovë”, është shprehur Kurti.
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump