Policia e stacionit në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar disa informacione dhe ankesa të qytetarëve, se në disa rrugë lokale të qytetit të Ferizajt, shofer të ndryshëm nuk respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit, duke i parkuar automjetet e tyre në mënyrë të parregullt në kundërshtim me ligjin e komunikacionit rrugor.
Në lidhje me këtë, policia e stacionit në Ferizaj ka ndërmarr një aksion në identifikim të kundërvajtësve në komunikacion dhe për dy ditë radhazi, më 31.10.2022 dhe 01.11.2022 ka shqiptuar 130 gjoba kundërvajtje për parking të parregullt, parking në trotuar dhe bllokim të hyrje – daljeve .
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që mos të parkojnë automjetet e tyre në mënyrë të parregullt, ndërsa inkurajon qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë , për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. /arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...