Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh në Konventën e Partisë së Lirisë që po zhvillohet këtë të shtunë se referendumi mbetet arma e vetme në dorën e sovranit për të rrëzuar pushtetin e Edi Ramës.
“Koha nuk premton. Partia e Liria dhe opozita duhet t’i japin fund regjimit. Në këtë konventë ne sot do të shpalosim program tonë. Kur të gjithë bëhemi bashkë nuk ka diktaturë. Për Partinë e Lirisë referendumi është manifestimi më sumblim. Referendumi mbetet arma e vetme në dorën e sovranit. Ne do të rivendosim demokracinë dhe të çlirojmë institucionet e grabitura duke i kthyer në shërbim të qytetarëve. Duhet të ushtrohet vullneti i sovranit nëpërmjet referendumit”, u shpreh ai.
Meta nënvizoi se sundimi i ligjit do të garantohet:
nga rivendosja e shtetit të së drejtës dhe kushtetutshmëria,
nga rivendosja e institucioneve të forta dhe të pavarura,
nga llogaridhënja dhe ndëshkueshmëria.
nga mirëqeverisja dhe meritokracia..
nga liria ekonomike dhe zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm.
nga punësimi me paga dinjitoze që mbulojnë kostot e larta të jetesës.
nga lufta kundër varfërisë dhe mbështetja sociale për shtresat më të prekura të shoqërisë.
Ai nënvizoi më tej se koha është tani për një “Marrëveshje të Re Sociale dhe Patriotike”, për të ndalur shpopullimin dhe emigracionin masiv të të rinjve./Euronews/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...