Ish-kryediplomati kosovar, Skënder Hyseni, ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po e shkatërrojnë shtetin me politikat e tyre ndaj kërkesave të ndërkombëtarëve.
Reagimi i tij vjen pas asaj që vendosi Kurti për çështjen e targave, i cili vendosi ta modifikojë vendimin, por mos ta shtyjë siç kanë kërkuar ambasadorët e vendeve të Quint-it.
“Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, me politikën e tyre të rrezikshme dhe izolacioniste kanë nisur të shkatërrojnë çdo gjë që me aq mund është ndërtuar gjatë tri dekadave të fundit në Kosovë. Me veprimet e tyre politike, sinonim i populizmit ekstrem, ata po punojnë kundër interesave fundamentale të shtetit të Kosovës duke rrezikuar të ardhmen tonë kolektive! Është koha e fundit që këta të ashtuquajtur liderë dhe politika e tyre të kundërshtohen frontalisht. Paradoksalisht, rreziku më i madh Kosovës sot i vie nga këta liderë dhe aventurat e tyre fëminore politike!”, ka shkruar Hyseni.
Ai thotë se Kosova është shtet, mbi të gjitha falë përkrahjes së pakursyer e vendimtare të botës dhe demokracive perëndimore me në krye SHBA-në.
“Ndërkohë që sot Kosova udhëhiqet nga dy aventuristë egocentrikë e narcisoidë, të cilët duke bërë lojëra fëmijësh me TARGA, po rrënojnë aleancën dhe partneritetin me vendet më demokratike, përkatësisht me përkrahësit strategjikë të Kosovës në botë”.
Ish-kryenegociatori i bisedimeve me Serbinë thotë se status-quoja në raportet me Serbinë është armiku më i madh i Kosovës sot dhe nesër.
“Nuk guxojmë të lejojmë që shteti ynë të ekspozohet ndaj planeve dhe ndikimeve nga faktorët destabilizues që për qëllim kanë prishjen e rendit kushtetues dhe sigurisë në Kosovë dhe Ballkan. Forcimi i partneritetit dhe komunikimi e koordinimi sistematik me SHBA-të dhe vendet tjera të Quintit duhet të rikthehet në binarë. Dialogu me Serbinë dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërshtetërore me njohje të ndërsjellë është dhe duhet të jetë prioritet mbi të gjitha prioritet i çdo qeverie të Kosovës. Prandaj, pa u vonuar, dialogu me Serbinë duhet të rikthehet në kornizën e duhur. Duhet pa vonesë të ndalen lojërat e targave dhe Marrëveshja Gjithëpërfshirëse të vendoset si prioritet dhe urgjencë. Një marrëveshje e tillë, të gjitha këto çështjet periferike, si kjo puna e targave, i bënë lehtë të zbatueshme”.
Hyseni tha se nuk mund të ketë progres as në rrugën e Kosovës për anëtarësim në NATO e as BE pa u arritur kjo marrëveshje.
“Janë çështje drejtpërdrejt të lidhura. Në këtë kontekst, duhet urgjentisht të rivendoset komunikimi dhe koordinim sistematik dhe harmonizimi i politikave me Administratën e Presidentit Biden duke respektuar rekomandimet. Në Uashington, Bruksel, Berlin, Londër, Paris dhe Romë, Qeveria e re duhet të intensifikojnë praninë dhe përpjekjet për ruajtjen e partneritetit! Kurtit e Osmanit duhet t’u themi në unison: Këndelluni! Mos luani me fatin dhe të ardhmen e vendit tonë!”, ka shkruar Hyseni. /arbresh.info/
Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, policia jep...
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...