Futbolli evropian vijon edhe këtë vikend me ndeshje interesante në top 5 ligat më të forta.
Sot do të zbresin në fushë shumë ekipe të mëdha, ani pse nuk mund të veçohet asnjë “përballje titanësh”.
Në Premier League shquhen ndeshjet: Leicester City – Manchester City (13:30), Bournemouth – Tottenham (16:00), Brighton – Chelsea (16:00) dhe Liverpool – Leeds (20:45).
Sfidë për të mos u humbur ofron edhe kampionati spanjoll, spikat ndeshja mes Barcelones – Valencia, që fillon prej orës 21:00.
Në Itali do të luhen tri ndeshje: Napoli – Sassuolo (15:00), Lecce – Juventus (18:00) dhe Inter – Sampdoria (20:45).
Bundesliga do ta ofrojë përballjen e Bayern Munich me Mainz në orën 15:30, teksa tri orë më vonë Dortmundi luan si mysafir i Eintracht Frankfurtit.
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
Liverpooli përgatit goditjen e madhe, synon yllin e madh ang...
Rama përkujton 21 Janarin: 15 vjet nga një krim shtetëror i ...
Hoti për Rugovën: Në kohë të errëta, zgjodhi mençurinë mbi u...