Për nder të “Prishtina Rozë”, të shtunën e 29 tetorit të gjitha vajzat dhe gratë do të lirohen nga pagesa e biletës në transportin publik në kryeqytet.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare në Facebook të Trafikut Urban në Prishtinë.
“Për nder të ‘Prishtina Rozë’ më datën 29.10.2022 lirohen nga pagesa e biletës e gjithë personat e gjinisë femërore në transportin publik të N.P.K ‘Trafiku Urban’ SH.A”, thuhet në njoftimin për media.
“Të festojmë për të mbijetuarat dhe në të njëjtën kohë të inkurajojmë të gjitha që të ndërmerren veprime për vetëdijesimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit!”, thuhet tutje.
Tetori njihet si muaji për ndërgjegjësimin e qytetarëve për kancerin e gjirit dhe shtimin e vëmendjes për kontrolle të rregullta, si forma më e mirë e zbulimit të hershëm të sëmundjes./arbresh.info/
Kthimi në LDK i Osmanit, Abdixhiku: Vjosa e ka vendin e vet ...
Kosova dhe Britania diskutojnë bashkëpunimin në mbrojtjen e ...
Gjendet në Dresden të Gjermanisë një bombë 250 kg nga Lufta ...
Nagavci: VV ishte e bindur që Glauk Konjufca ka më shumë vot...
Reali po e demolon Cityn pas pjesës së parë, në avantazh edh...
Takimet me Kurtin, Abdixhiku: S’u përmendën emra, i thashë q...