Trajneri spanjoll, Xavi Hernandez ka thënë se ndihet i sigurt me punën e tij te Barcelona dhe beson se skuadra ende është në garë për trofe.
Barcelona ka dështuar për sezonin e dytë radhazi të kalojë grupet e Ligës së Kampionëve, duke rënë në Ligën e Evropës.
Pas këtij eliminimi, kanë filluar zërat për lëkundjen e karriges së trajnerit Xavi, i cili e mori skuadrën në fillim të sezonit të kaluar.
Megjithatë, Xavi nuk frikësohet nga ndonjë shkarkim i mundshëm, pasi sipas tij janë ende në luftë për trofe.
“Ndihem i sigurt në këtë projekt. Këtë sezon synimi është të fitojmë tituj”, ka thënë fillimisht Xavi.
“Rezultatet do të vijnë… dhe nëse nuk vijnë, atëherë do të vijë një trajner i ri”.
“Nënshkrime në janar? Bordi po punon, por është shumë herët për të folur për këtë”, përfundoi trajneri i Barcelonës.
Vdes Qerim Gashi, babai i ish-shefit të AKI-së
Pas reagimit të qytetarëve dhe me inciativën e ambasadës, Ha...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave
Në Dusseldorf të Gjermanisë, shkolla shqipe feston 18-vjetor...
Grealish e humb sezonin shkaku i lëndimit, vjen me postim em...
SBASHK mbështet grevën dy orëshe të organizuar nga Sindikata...