Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, derisa komentoi arritjen e Kosovës në sundimin e ligjit, tha se Kosova është në rrugën e duhur.
“Urime për Kosovën në renditjen e Indeksin e Sundimit të Ligjit për vitin 2022. Kosova është në rrugën e duhur, Raporti për Indeksin e Sundimit të Ligjit tregon progres dhe se BE do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në përmirësimin e këtij roli”, ka shkruar ai në Twitter.
Në raportin e World Justice Project, Kosova është renditur e para në rajon dhe e dyta në gjithë botën për përmirësim në sundimin e ligjit.

Kurti ka thënë se ky është konfirmim se reformat e tyre po funksionojnë.
“Këtë vit, Projekti i Drejtësisë Botërore (World Justice Project) e ka renditur përsëri Republikën e Kosovës në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për nga sundimi i ligjit. Ai gjithashtu e ka renditur Kosovën në vendin e dytë në mbarë botën për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar. Konfirmim i pavarur se reformat tona po funksionojnë dhe atë shpejtësi”, ka shkruar Kurti në Twitter. /arbresh.info/
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës