Sot ka nisur për të tretën herë me radhë testimi i qarkores njëkahëshe brenda qendrës së qytetit të Prishtinës.
Testimi do të vazhdojë deri të dielën, por me të nisur ka shkaktuar kaos të madh në komunikacion.
Fakti që u bë në një ditë punë, jo si në vikend si radhët e tjera, ka bërë që kaosi në trafik të jetë edhe më i madh.
Referuar situatës në kryeqytet dhe reagimeve që kanë pasuar, kryetari i Prishtinës ka thënë se “sot ndoshta jam njeriu më i urryer në Prishtinë”.
Klan Kosova raporton se kryetari i Prishtinës, Përmarim Rama e ka bërë këtë deklaratë, ndërkohë që po merr pjesë në përmbylljen e festivalit Manifesta Biennal.
Komuna e Prishtinës dy ditë më parë, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i gjithë procesit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor.

‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri
Haradinaj kujton masakrën e Izbicës dhe betejat e 28 marsit ...