Rruga e fshatit Poliçkë në komunën e Kamenicës, rrugë e cila dërgon në majën e Kikës, është në gjendje jashtëzakonisht të keqe.
Një lexues i ka dërguar arbresh.info një video, në të cilën shihet se kjo rrugë është e pa asfaltuar dhe e mbushur me pluhur.
Qytetari ankohet se ka 5 vite që kjo rrugë është në këtë gjendje, përkundër premtimeve.
Qytetari për këtë gjendje të rrugës fajëson dy kompani, të cilat kanë ndërtuar Turbinat me erë për prodhimin e rrymës.
Sipas tij tash e pesë vjet rruga është në këtë gjendje.
“Kjo asht Gjendja e rrugës qe te qon ne majën e Kikës Fshati Poliçkë në komunën e Kamenicës banorët e lagjes Vokshi përditë përballen me këtë gjendje. Kjo asht rrugë që të çon te Turbinat me erë për prodhimin e rrymës. Kompani Güris dhe Air Energy janë përgjegjës për këtë gjendje, sepse kanë premtuar që pas përfundimit të projektit rruga të asfaltohet, por tash e pesë (5) vjet kjo asht gjendja”, shkruan i shqetësuar qytetari./arbresh.info/
@arbresh_info Kjo është gjendja e rrugës në majën e Kikës në fshatin Poliçkë të Kamenicës #Fyp #kosovatiktok #kosovoisalbania #kamenica
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?