Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti gjatë ditës së sotme ka pritur në takim përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga shefi i misionit për Kosovën Gabriel Di Bella.
Në këtë takim Guvernatori Mehmeti njoftoi përfaqësuesit e FMN-së lidhur me performancën e mirë të sektorit financiar në Kosovë, e në veçanti atij bankar dhe potencoi rëndësinë e këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.
Guvernatori Mehmeti po ashtu shpalosi pikëpamjet e Bankës Qendrore lidhur me perspektivën e zhvillimit ekonomik në përgjithësi dhe rolin e sektorit financiar si kontribuues kyç në financimin e ekonomisë.
Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga shefi i Misionit për Kosovën Gabriel Di Bella po qëndrojnë në Kosovë për fillimin e konsultimeve lidhur Artikullin IV për Kosovën. /arbresh.info/
Franca tërhiqet nga plani i NATO-s për të financuar armët am...
Milani i pakompromis për yllin e tyre, Rossonerët refuzuan m...
Po bënin gara në Rahovec – njëri gjobitet me 500 euro, dy të...
Hapet pikë kalimi kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlor...
Deputetja e NISMA-s: Takimi Kurti-Limaj këtë fundjavë, presi...
Kur do ta zbulojë fytyrën e partnerit? Flet Vesa Vllasaliu