Mbi 2 mijë koronarografi dhe 1 mijë 500 stentime janë bërë nga fillimi i vitit, e deri më tani në QKUK.
Këto shifra u bënë të ditura gjatë vizitës që ka bërë në Klinikën e Kardiologjisë, zëvendësuesja e Ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha bashkë me Arsim Berisha, zëvendësministër, Kryesuesja e Bordit Drejtues, Aida Rexhepi, Agreta Gashi anëtare dhe u.d. drejtoresha e përgjithshme të ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi.
Në takim, drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi ka paraqitur punën që po bëhet në klinikë dhe planet për zhvillimin e mëtejmë të shërbimeve.
Sipas tij, klinika ka gjithsej 75 shtretër, 41 mjekë dhe 62 infermier/e që kanë bërë dhe po bëjnë punë të madhe, por nevojitet shtim i mëtejmë i kapaciteteve hapësinore dhe investime në aparaturë.
Dafina Gexha, zëvendësuese e ministrit të Shëndetësisë, tha se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë do të ofrojë përkrahje për investime në aparaturë mjekësore, por edhe për zhvillim dhe avancim të shërbimeve kardiologjike.
Ajo kërkoj që drejtuesit e klinikës, në bashkëpunim me Bordin Drejtues dhe menaxhmentin e ShSKUK-së, të bëjnë planifikimet e nevojshme për aparatura dhe investime, projekte që do të përkrahen nga MSh-ja. Mbështetje për Klinikën e Kardiologjisë ofroi edhe Bordit Drejtues dhe manxhmenti i ShSKUK./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...