Të martën, policia në Prizren ka pranuar informatë se në një lokacion në qytet dyshohet se po zhvillohen lojëra fati dhe bixhoz, që në Kosovë për momentin është e ndaluar me ligj.
Patrulla policore në detyrë i është përgjigjur rastit dhe në lokalin e supozuar janë hasur 12 persona, në lokal ka qenë edhe pronari i lokalit i cili është i dyshuar për organizimin e lojërave të fatit dhe bixhozit të kundërligjshëm, thuhet në raportin e PK-së.
Gjatë kontrollit të lokali janë gjetur edhe disa prova dhe dëshmi që ndërlidhjen me organizimin e lojërave të fatit dhe bixhozit: disa qindra çipa-zhetonë pokeri dhe 7 palë letra pokeri.
Të gjithë të dyshuarit janë urdhëruar të paraqiten në stacionin policor dhe të njëjtit janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.
Nga hetuesi kujdestar është informuar Prokurori i Shtetit, të gjithë të dyshuarit me urdhër te Prokurorit pas intervistimit janë liruar vetëm njeri nga ata është ndaluar për 48 orë ne ndalim policor. /arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...