Një person është arrestuar në Gjakovë për djegien e flamurit serb në palestrën “Shani Nushi” gjatë derbit të basketbollit Vëllaznimit-Trepça.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh, ku ka bërë të ditur se pas hetimeve të zhvilluar tanimë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari.
“Me 25.10.2022 lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Prokuroria e shteti, e ka konsideruar këtë akt si “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit, ndërsa kanë bërë të ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është në mbajtje per 48 orë. /arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër