Një muaj paraburgim ndaj të personit që dyshohet se e ka dhunuar vajzën e vëllait të tij gjatë muajit shtator të vitit të kaluar në Istog.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi për portalin arbresh.info
Nikçi tha se ndaj të dyshuarit është caktuar 1 muaj paraburgim.
“Seanca e procedurës paraprake është mbajtur dje. Gjyqtari ka aprovuar kërkesën e Prokurorit të Shtetit që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit ne kohëzgjatje prej 30 ditësh”, tha Nikçi.
Kujtojmë se, në raportin e djeshëm të Policisë së Kosovës, thuhet se viktima 15-vjeçare ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe psikiatrik.
“DHUNIM| Istog, Shtator 2021. Viktima femër kosovare 15 vjeçare ka njoftuar policinë se është dhunuar nga i dyshuari m/kosovar. Viktima ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe psikiatrik, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe nga ana e prokurorit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh. I njëjti gjendet në Spital për shkak të një operimi të mëhershëm në mbikëqyrje të policisë”, thuhej në raportin e djeshëm të PK-së./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...