Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë dhe mbledhjen me kryetarë të degëve të partisë, ku fokus ka qenë mbarëvatjtja e ciklit debatues e diskutues “LDK ju dëgjon”.
Përmes një postimi në Facebook, LDK ka thënë se në të dyja mbledhjet u shprehën mendimet dhe vlerësimet që cikli i takimeve “LDK ju dëgjon”, ka qenë forma e duhur për t’i njohur nga afër problemet dhe sfidat që po përballen qytetarët në këtë kohë të krizës ekonomike.
Po ashtu, është njoftuar se Besian Mustafa është emëruar Koordinator i Shkollës Politike, e cila do të promovojë vlerat e demokracisë, si parti e qendrës së djathë që në epiqendër ka lirinë individuale, familjen dhe ekonominë e lirë të tregut. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...