Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në zyrën e tij një delegacion nga Republika e Shqipërisë, të përbërë nga dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Pandeli Majko dhe Gerta Duraku, Prefekti i Kukësit, Ali Hallaçi dhe Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.
Në takim u diskutua për mënyrat dhe mundësitë e shtimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në nivel qendror dhe projekteve të përbashkëta në atë lokal. Qarku i Kukësit ka vlerë të veçantë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, u tha në takim. Me këtë rast Kryeministri Kurti u ftua që ta vizitojë Kukësin.
Ai shtoi se duam të ecim në rrugën e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, me theks te lehtësimi i lëvizjes së banorëve të brezit kufitar. /arbresh.info/




Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...